Ten Hag zbulon një prapaskenë

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 17:27
Ten Hag zbulon një prapaskenë

Erik Ten Hag e zbuloi një prapaskenë në lidhje me transferimin e Lisandro Martinezit te Manchester United.

Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se lojtari ishte i kërkuar nga Arsenali.

Kur pritej që ky kalim të finalizohej, pasi deri atëherë ishin vetëm “topçinjtë” në garë për argjentinasit, në kombinim u fut pikërisht holandezi, i cili ndryshoi rrjedhën e ngjarjes.

“Lisandro Martínez më thirri dhe më tha: Do të largohem nga Ajax. Mund të nënshkruaj për Arsenalin, por nëse më doni, do të shkoj te Manchester United”, thotë ai për Voetbal International.

Siç dihet, lojtari u transferua tek United dhe, të paktën tani për tani, është njëri prej lojtarëve më të dalluar në këtë skuadrat. 


(Kosova Sot Online)