Ja kush e dëshiron Neymarin në janar

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 16:53
Ja kush e dëshiron Neymarin në janar

Chelsea raportohet se po planifikon transferimin e Neymarit në afatin kalimtar dimëror.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, zyrtarët e klubit londinez kanë mbajtur takim me agjentin e lojtarit tashmë

Takimi thuhet se është mbajtur në Katar gjatë Kupës së Botës, derisa nuk dihet ende se në çfarë faze shkuan bisedimet.

Chelsea ka raporte të mira me agjentin e sulmuesit brazilian, që mund të rrisë edhe shanset e tyre për të nënshkruar me të.


Neymar me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Sipas “Transfermarkt”, vlera momentale e 30-vjeçarit në treg është 75 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)