Pogba lirohet nga burgu

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 17:30
Pogba lirohet nga burgu

Mathias Pogba është liruar nga burgu. Kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Yassine Bouzrou, për “Le Parisien”.

Ai dhe tre të dyshuar të tjerë u arrestuan në shtator në lidhje me një përpjekje për zhvatje që përfshin vëllain e Mathiasit, Paul Pogba, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.

Mathias u largua nga burgu Villepinte të premten në mëngjes, konfirmoi avokati i tij.

Ai tani është liruar nën shqyrtim gjyqësor, që do të thotë se atij do t’i ndalohet të hyjë në kontakt me të dyshuarit e tjerë të akuzuar për shantazh dhe zhvatje.

Mathiasit i ndalohet gjithashtu të kontaktojë me nënën e tij, Yeo Moriba, si dhe vëllain e tij, Paulin. Ai nuk mund të largohet nga vendi dhe as nuk mund të postojë në rrjetet sociale.

Paul Pogba paraqiti një ankesë për zhvatje të kryer nga një bandë e organizuar në Torino në korrik, afera u bë temë kryesore në shtator kur Mathias publikoi një seri videosh në rrjetet sociale me pretendime të shumta, duke përfshirë se vëllai i tij kishte përdorur një “magjistar” për të mallkuar Kylian Mbappen. 

(Kosova Sot Online)