Ja kush e refuzon ankesën e Barcelonës për Lewandowskin

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 22:24
Ja kush e refuzon ankesën e Barcelonës për Lewandowskin

CAS e refuzon ankesën e Barcelonës për Lewandowskin

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Barcelonës lidhur me vendimin për suspendimin e Robert Lewandowskit me tri ndeshje.

Sulmuesi polak u ndëshkua në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, kundër Osasunas, më 8 nëntor

Lewandowskit iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas gjysmë ore lojë.

Pas rishikimit nga RFEF dhe La Liga të raportit të Manzanos pas ndeshjes, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowski në tre ndeshje mos-lojë shkaku i gjesteve të 34-vjeçarit ndaj gjyqtarit, që u konsiderua si ofenduese.

Pavarësisht se Lewandowski tha se gjesti i tij nuk kishte të bënte me gjyqtarët, Komiteti i Garave të La Ligas nuk ndryshoi vendim.

Ankesa fillestare e Barcelonës në Komitetin e Apelit të RFEF ishte e pasuksesshme, duke i shtyrë ata të shkonin në CAS me shpresën për të anuluar vendimin ose të paktën për të zbutur vendimin.

Megjithatë, CAS ka vendosur që dënimi me tre ndeshje i sulmuesit do të qëndrojë, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Si rezultat, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit. 

(Kosova Sot Online)