Caleffi konfirmon interesimin e klubit për Suarezin

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 23:00
Caleffi konfirmon interesimin e klubit për Suarezin

Luis Suarez mund të vazhdojë karrierën në Brazil, konkretisht te Gremio.

Sulmuesi i njohur u kthye në verë te klubi i tij i fëmijërisë, Nacional, pas largimit nga Atletico Madridi, dhe e fitoi titullin e kampionit me këtë skuadër në Uruguai, transmeton Gazeta Express.

Por, Suarez është në kërkim të një klubi të ri pasi me Nacional i skadon kontrata zyrtarisht në fund të këtij viti.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit e Barcelonës ka lënë të kuptohet më parë për një dëshirë për t’u rikthyer në Evropë. Për të alternativë është kalimi në MLS, por sulmuesi veteran besohet se preferon qëndrimin në Amerikën e Jugut.

Zëvendës-presidenti i Gremios, Paulo Caleffi, ka konfirmuar se klubi do të hapë bisedimet me përfaqësuesit e Suarezit në ditët në vijim, ndërsa ata kërkojnë të sigurojnë një marrëveshje.

“Ne do të kemi një bisedë me përfaqësuesit e Suarez”, ka thënë ai, përcjell “AS”.

“Edhe pse është përmendur disa herë se tashmë jemi takuar, një bisedë përfundimtare ende nuk ka ndodhur. Kjo javë është kur do të zhvillohet takimi përfundimtar”, ka deklaruar Caleffi.

Suarez mbush 36 vjeç në janar, por ai është i vendosur të luajë për të paktën 12 muaj të tjerë, përpara se të pensionohet.

(Kosova Sot Online)