Man City beson se Bellingham do të refuzojë ofertën e Liverpoolit dhe Real Madridit për të punuar me Guardiolan

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 16:24
Man City beson se Bellingham do të refuzojë ofertën e Liverpoolit dhe Real Madridit për të punuar me Guardiolan

Klubi anglez, Manchester City beson se do ta fitojë garën për transferimin e mesfushorit të talentuar të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, transmeton "Kosova Sot Online".

Në moshën 19-vjeçare, mesfushori i Dortmundit është lojtari më i kërkuar në tregun e transferimeve dhe ndër kërkuesit e tij janë Liverpool, Manchester United, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester City.

Të gjitha këto klube e duan produktin e Birmingham City, i cili ka përfunduar një Kupë të Botës mbresëlënëse në Katar 2022.

Media angleze pretendon se burimet e saj në Etihad Stadium besojnë se mundësia e bashkëpunimit me Pep Guardiolën do ta anojë vendimin e yllit të Dortmundit në favor të tyre.

“Pep Guardiola dhe Manchester City janë të vendosur të fitojnë luftën për Jude Bellingham”, shkruan gazeta angleze The Sun në analizën e tyre për garën e gjigantëve evropianë për të siguruar nënshkrimin e yllit anglez, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro. Kjo do të thotë që Bellingham të refuzojë ofertat nga Liverpoolit dhe Real Madridit. Përveç kësaj, gazetari Ken Laërence raporton mes rreshtave se Trent Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson u përpoqën të bindin Bellinghamin të vinte në Anfield gjatë Kupës së Botës. 

(Kosova Sot Online )