Lewandowski tregon detaje rreth përplasjes me Messin

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 17:32
Lewandowski tregon detaje rreth përplasjes me Messin

Gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë në Kupën e Botës, pati një mosmarrëveshje të vogël mes Leo Messit dhe Robert Lewandowskit.

Por, kur arbitri sinjalizoi fundin, Roberti shkoi drejt argjentinasit dhe të dy shkëmbyen disa fjalë.

Megjithatë, sulmuesi polak nuk zbuloi se çfarë biseduan më saktësisht.

“Nuk dua të them se për çfarë biseduam, por ishte një bisedë e bukur. Mendoj se këto lloj gjërash nuk duhet të shpjegohen sepse janë private, por ishte shumë bukur”, ka komentuar sulmuesi polak gjatë intervistës.

(Kosova Sot Online)