Barcelona e vendosur për ta shitur Depayn

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 22:19
Barcelona e vendosur për ta shitur Depayn

Barcelona mbetet e vendosur për të shitur Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.

Katalunasit po punojnë për të shitur disa futbollistë, duke synuar kështu të balancojnë situatën financiare.

Depay është lidhur vazhdimisht me një largim nga “Camp Nou”, ​​që nga fillimi i sezonit 2022/23.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, Barcelona sigurisht se synon të përfitojë para nga shitja e tij muajin e ardhshëm, për të shmangur një largim të lirë si futbollist i lirë verën e ardhshme.

Sipas “Marca”, 28-vjeçari është në listën e dëshirave të disa klubeve evropiane.

Barcelona thuhet se kërkon së paku 15 milionë euro nga shitja e Depayt.

(Kosova Sot Online)