Dumfries në vend të James, kjo ishte ideja e fundit e Chelseat

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 16:26
Dumfries në vend të James, kjo ishte  ideja e fundit e Chelseat

Chelsea është vënë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas lëndimit të Reece James, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, shkruan "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi anglez të martën e pësoi një lëndim tjetër dhe “Blues” nuk e kanë ndërmend të presin shumë, duke i pasur parasysh angazhimet e shumta që i presin në pranverë.

Për këtë arsye, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se “Të Kaltrit” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të djathtë të Interit, Denzel Dumfries. Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin holandez ka shfaqur edhe Manchester United, i cili synon ta përforcojë atë repart të mbrojtjes. Interi, nga ana e tij, ia ka vënë syrin mbrojtësit anësor të Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, i cili mund ta zë vendin e të larguarit eventual në janar, Dumfries. 

(Kosova Sot Online )