Shpërthen përleshje masive në NBA

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 13:07
Shpërthen përleshje masive në NBA

Mediat botërore kanë raportuar për një përleshje masive në NBA, transmeton "Kosova Sot Online".

Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA për një moment është rikthyer në arenë boksi.

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen mes Detroit Pistons e Orlando Magic.

Kjo bëri që tre lojtarë të përjashtohen nga loja.

Mo Wanger, Killian Hayes dhe Mamadou Diallo e ndoqën pjesën e mbetur të lojës nga dhoma e zhveshjes, pas përplasjes fizike të Wagner ndaj Hayes.


Më pas, bankina u kthye në arenë boksi dhe nuk dihej se kush kë po e godet.

Edhe pse loja ishte mjaft e mirë, ai rast e prishi këtë spektakël dhe më së shumti u fol për këtë veprim josportiv të lojtarëve, të cilët mund të gjobiten nga klubet e tyre dhe mund të dënohen me disa ndeshje.

(Kosova Sot Online )