Lionel Messi akoma po vazhdon të feston, këndon dhe vallëzon si asnjëherë më parë me të afërmit e tij

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 10:20
Lionel Messi akoma po vazhdon të feston, këndon dhe  vallëzon si asnjëherë më parë me të afërmit e tij

Lionel Messi është  akoma duke festuar, sepse po ndihet njeriu më i lumtur në botë pas fitores së Botërorit të  Katarit 2022, shkruan "Kosova Sot Online".

Ylli argjentinas e kurorëzoi karrierën e tij të jashtëzakonshme së fundmi duke e fituar trofeun e Kupës së Botës.

E pas suksesit në Katar, është koha për festë.

Ai, së bashku me shokët e skuadrës u pritën si heronj teksa defiluan para miliona njerëzve në rrugët e Buenos Aires.

E tash, 35 vjeçari po feston me familjen e tij.

Një video është bërë virale derisa shihet futbollisti i Paris Saint-Germainit duke vallëzuar dhe duke kënduar nën ritmet e këngës “Muchachos”.

Kjo ndejë u mbajt për ditëlindjen e 15-të të mbesës së tij, ndërsa të pranishmit e shfrytëzuan mundësinë ta festonin edhe suksesin në Kupën e Botës, sh.

Pa dyshim, Messin nuk ishim mësuar ta shihnim në këtë version në të kaluarën.

Natyrisht, ai ka arsye për festë… 

(Kosova Sot Online  )