Granit Xhaka në atmosferë festive e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 14:55
Granit Xhaka në atmosferë festive e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës

Futbollisti  kosovar Granit Xhaka, i cili  është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi, në atmosferë festive  ja thotë këngës kundër Serbisë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë. 

Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë. E ai ishte pjesë e një ahengu dhe i qëndroi afër këngëtarit dhe e shijoi në maksimum këtë këngë, siç shihet në video. 

(Kosova Sot Online )