Legjenda Pele vdiq, por nëna e tij 100 vjeçare është ende gjallë

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 13:41
Legjenda Pele vdiq, por nëna e tij 100 vjeçare është ende gjallë

Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare.

Por, suksesi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e një njeriu të rëndësishëm në jetën e tij.

Nëna e Peles, Celeste, ishte vendimtare gjatë gjithë karrierës së lojtarit brazilian.

Celeste është ende gjallë dhe po përjeton humbjen më të madhe në jetë, atë të vdekjes së të birit.

Ajo së fundmi mbushi plot 100 vjeç.

Ishe shpallur “Nëna braziliane e Vitit”

Pele po stërvitej me Kombëtaren e Brazilit në Teresopolis përpara Kupës së Botës  më 1966, kur vuri re se nëna e tij kishte mbërritur në stadium pa paralajmërim dhe sapo e kuptoi, vrapoi për ta përqafuar.

O’Globo e kishte shpallur së fundmi “Nëna braziliane e vitit”. Ajo ishte gruaja e Joao Ramos do Nascimento, i njohur si Dondinho.

Celeste lindi në Tres Coracoes, Minas Gerais në Brazil, por kur Pele ishte fëmijë ata u transferuan në Bauru, ku gjeti sukses në një moshë shumë të re, duke u inkurajuar nga nëna e tij për të ndjekur ëndrrat e tij në futboll.

(Kosova Sot Online)