Ja kur mbërrin Ronaldo në Riyadh

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 15:26
Ja kur mbërrin Ronaldo në Riyadh

Cristiano Ronaldo do të mbërrijë sonte në Riyadh për ta filluar edhe zyrtarisht aventurën e tij të re në Al Nassr.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”

Gjithashtu, mediumi spanjoll njofton se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit dhe Manchester Unitedit do t’ju nënshtrohet nesër vizitave mjekësore në klubin e ri, ndërsa më pas do të vihet në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.

“CR7” arriti marrëveshje dy ditë më parë me klubin nga Arabia Saudite, ndërsa do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte ndarë me “Djajtë e Kuq” në muajin nëntor pas intervistës shokuese që e dha në dëm të klubit anglez

Pasi nuk arriti të gjejë angazhim në ndonjë klub që luan në Ligën e Kampionëve, Ronaldo vendosi përfundimisht të heq dorë nga futbolli evropian për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Arabinë Saudite. 


(Kosova Sot Online)