FSHF: Dy emrat e njohur do të jenë ndihmësit e Sylvinhos

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 18:45
FSHF: Dy emrat e njohur do të jenë ndihmësit e Sylvinhos

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarisht kwtw tw hwnw se ka arritur marrëveshje me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë Edoardo Rejan, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

Braziliani, i njohur si Sylvinho, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin, Pablo Zabaletan, dhe brazilianin Doriva.

“Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Sylvinho parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme”, njoftoi FSHF.

Më datë 9 janar, Sylvinho dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.


(Kosova Sot Online)