Reali nuk pranon të paguajë çmimin e kërkuar nga Dortmundi për Bellingham

  • S.A /
  • 07 January 2023 - 10:35
Reali nuk pranon  të paguajë çmimin e kërkuar nga Dortmundi për Bellingham

Jude Bellingham vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, shkruan "Kosova Sot Online".

Real Madridi është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për mesfushorin, i cili gjithashtu besohet se e preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Por, çmimi i vendosur nga Borussia Dortmundi mund të detyrojë klubin spanjoll që të heq dorë nga Bellingham.

659309

Sipas “Marca”, Real Madridi nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 110 milionë euro për 19-vjeçarin.

Ndërkohë, klubi gjerman besohet se po kërkon së paku 150 milionë për shitjen e reprezentuesit të Anglisë.

Manchester City dhe Liverpooli janë dy klubet tjera të interesuara për ish-futbollistin e Birminghan City.

Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )