Didier Deschamps merr vendimin: Rinovon kontratë 3 vjeqare me Francën

  • S.A /
  • 07 January 2023 - 13:08
Didier Deschamps merr vendimin:  Rinovon kontratë 3 vjeqare me Francën

Federata e Futbollit e Francës (FFF) ka njoftuar për rinovimin e kontratës me Didier Deschamps. Kontrata e re e Deschamps me FFF-në është e vlefshme deri në vitin 2026, shkruan "Kosova Sot Online".

Kjo nënkupton se 54-vjeçari do të mund të udhëheq “Gjelat” në Kampionatin Evropian “Euro 2024” në Gjermani, si dhe në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. 

Deschamps është trajner te Kombëtarja e Francës që 9 korriku i vitit 2012. Deri më tani, ai ka regjistruar 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje.

Nën drejtimin e tij, Franca e fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, si dhe arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022.

(Kosova Sot Online )