Edhe Lloris pensionohet

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 20:40
Edhe Lloris pensionohet

Portieri i Francës, Hugo lloris ka lajmëruar se është pensionuar nga Kombëtarja pas Botërorit të 2022

Lloris ka konfirmuar që ai është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas më shumë se 14 vite paraqitje për Kombëtarën e Francës. Portieri fitoi Botërorin e vitit 2018 me Les Bleus dhe Ligën e Kombeve në sezonin 2020/21. Ai po ashtu ishte kapiten i skuadrës në finalen e Francës në Katari 2022, ku francezët e humbën me penallti nga Argjentina.

Lloris largohet nga Franca si lojtari më me së shumti paraaqitje për Francës, pasi ka luajtur 145 ndeshje në karrierën e tij për “gjelat”.

(Kosova Sot Online)