Calhanoglu mund të mungojë në ndeshjen finale kundër Milanit

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 21:12
Calhanoglu mund të mungojë në ndeshjen finale  kundër Milanit

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu mund të mungojë në ndeshjen e Super Kupës kundër Milanit më 18 janar për shkak të një lëndimi, raporton La Gazzetta dello Sport.

Turku pësoi një lëndim gjatë barazimit 2-2 kundër Monzas të shtunën. Sipas Gazetta, ai dhe Nicolo Barella do t’i nënshtrohen disa testeve mjekësore nesër, ku ata do të mungojnë në ndeshjen e 1/8-ës së finales së Kupës së Italisë kundër Parmës që zhvillohet në Meazza.

Sipas këtij raporti, gjendja e mesfushorit italian nuk është shqetësuese shumë për stafin mjekësor të Zikaltërve, por gjendja e Calhanoglu është ndryshe.

(Kosova Sot Online)