United kërkon gjysmëfinalen e Carabao Cup

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 20:22
United kërkon gjysmëfinalen e Carabao Cup

Manchester United do të shikojë për një fitore të qetë kundër skuadrës së Ligës së Parë të Anglisë, Charlon Athletic derisa do të luajë në çerekfinale të Carabao Cup të martën në mbrëmje (sonte)

Manchester United do të këtë për synim që të arrijë fitoren e tetë radhazi dhe të kalojë në gjysmëfinale të Carabao Cup derisa ata presin në shtëpi skuadrën e Ligës së Parë të Anglisë (divizioni i tretë), Charlton Athletic.

Dy skuadrat i ndajnë 52 vende në piramidën e futbollit anglez dhe Manchester United është në një formë të mirë për të siguruar kalimin e tyre në Wembley. Djajtë e Kuq nuk kanë fituar ndonjë trofe prej që fituan me Jose Mourinhon në Europa Ligë më 2017.

(Kosova Sot Online)