Muriqi për fillimet e para dhe rezultatin e tashëm në futboll: Nëna më shtyu drejt futbollit, s’e kam menduar kurrë që do të arrija këtu ku jam

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 11:03
Muriqi për fillimet e para dhe rezultatin e tashëm në futboll: Nëna më shtyu drejt futbollit, s’e kam menduar kurrë që do të arrija këtu ku jam

Vedat Muriqi në intervistën e gjatë për mediumin spanjoll Macra ka treguar se nëna e tij e shtyu drejt futbollit, teksa tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë të arrinte kaq larg me futboll, shkruan "Kosova Sot Online".

“Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serinë A… Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit”, tha Muriqi.

(Kosova Sot Online".