Fundjava sportive nis me derbin e madh të Manchesterit

  • S.A /
  • 14 January 2023 - 10:50
Fundjava sportive nis me derbin e madh të Manchesterit

Kjo fundjavë do të fillojë me një duel futbollistik jashtëzakonisht interesant, shkruan "Kosova Sot Online".

Rivalët lokalë, Manchester United dhe Manchester City do të takohen për të 52-tën herë në Premierligë, me “Djajtë e Kuq” që synojnë t’i dhënë fund ecurisë prej tri humbje radhazi në ndeshjet direkte.

Vetëm katër pikë i ndajnë dy rivalët lokalë brenda top-katërshes.

Manchester Unitedi i Erik ten Hag është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në ligë, gjashtë fitore dhe një barazim, të cilat përfshijnë fitoret ndaj Tottenhamit dhe Arsenalit, që është lider i renditjes tabelare.

Në anën tjetër, për Pep Guardiolan dhe ekipin e tij fitorja sot është obligim për ta, në rrugën për ta zënë Arsenalin.

Aktualisht, “Citizens” kanë 39 pikë, pesë më pak se “Topçinjtë”.

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt nis me fillim nga ora 13:30 dhe zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave”.

(Kosova Sot Online )