A e donte Lewandowski transferimin te Real Madridi

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 12:06
A e donte Lewandowski transferimin te Real Madridi

Robert Lewandowski po tregon formë të mirë te Barcelona që prej transferimit të tij nga Bayern Munichi verën e kaluar.

Lidhur me këtë lëvizje kishte kritika për Barcelonën, shkaku që shpenzoi 45 milionë euro për një 34-vjeçar.

Megjithatë, Lewandowski po hesht kritikët që në sezonin e tij të parë në “Camp Nou”.

Ai deri më tani ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Por, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe. “Relevo” ka raportuar se para lëvizjes së polakut te Barcelona, ​ai donte të transferohej te Real Madridi.

Në verën e vitit 2021, sulmuesi i kërkoi agjentit të tij të kërkonte një klub të ri, me Real Madridin që thuhet se ishte zgjedhja e tij e parë.

Megjithatë, presidenti i klubit nga kryeqyteti spanjoll, Florentino Perez, thuhet se refuzoi të bënte një lëvizje për Lewandowskin për shkak të moshës së tij, si dhe formës së Karim Benzemas.

Kësisoj, reprezentuesi i Polonisë qëndroi në Bayern edhe për një vit, përpara se të kalonte te Barcelona vitin pasues.

Robert Lewandowski me Barçën nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online)