Ja kush magjepset me Ten Hag

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 17:23
Ja kush magjepset me Ten Hag

Gary Neville ka mbetur i “magjepsur” nga Erik ten Hag dhe punën e tij në Manchester United, sidomos me rastin e Cristiano Ronaldos, Casemiros dhe Antonyt që po paguhet

Djajtë e Kuq u kthyen nga holandezi nga vera e vitit 2022. Ai kishte për detyrë që ta rindërtonte skuadrën dhe fillimi ishte i ngadaltë, por United tani është duke kaluar në një formë shumë të mirë – duke fituar në nëntë ndeshje në të gjitha garat, e cila gjë ka bërë që ai të futet në garë për titull – dhe drejtuesi i tyre ka treguar se ai nuk frikësohet që të bëjë ndryshime të rëndësishme kur është puna të transferet dhe zgjedhja e formacionit startues.

Mbrojtësi legjendar i United, Neville ka thënë së është i mahnitur me këtë përparim gjatë një debati në Sky Sports. “Jam i mahnitur me punën që ka bërë Ten Hag. Nëse do të me thonin katër muaj më parë se këtu do të jetë United, do të thosha nuk mundësi. Kam thënë që ata do të përfundojnë poshtë mesit të dabelët, në mënyrën së si ishin”, tha ai.

“Kthimi nga sezonin i kaluar, fillimi i këtij sezoni, mendoj që ata absolutisht nuk ishin afër. Kam menduar se ata kanë dhënë më shumë para së është merituar për Antonyn, po ashtu edhe për Casemiron. Me dukeshin blerje paniku, si zakonisht. Kështu që, ia vlejnë të përmendet se ne momente të tilla ju do të thoni se ata nuk do të shkojnë lart, por puna e menaxherit jo vetëm në fushë por edhe me futbollist, bëri që ai t’i bashkojë ata dhe ta kthejë shpirtin konkurrues, madje ai ia doli të merret edhe me situata të vështira”.

“Harry Maguire për shumë muaj ishte rënë nën hije, ndosha një vit. A duhet të luajë ai? A nuk duhet të luajë? Situata si është menaxhuar largimi i Cristiano Ronaldos ishte perfekt. Ata të cilët dyshuan se si po e trajtonte ai atë duket se tani është e drejtë. Në fakt mënyra se si ai nxjerri më të mirën nga kjo situatë, është si ai arriti të menaxhoi me Jadon Sanchon, ku ai nuk po ngutet. Antony, 90 milionë funte, ai e la atë në bankë kundër Manchester City. Absolutisht nuk e pati problem ta lërë një futbollist 90 milionë funte në bankë rezervë. Të gjitha këto gjëra, mënyra se si Luke Shaw luan si mbrojtës qendre para Lisandro Martinez. Këto janë veprime të guximshme – mendoja që Martinez do të luante, mendoja që Shaw do të jetë mbrojtës i majtë. Por, ai e di çfarë dëshiron dhe çfarë bën, ai dëshiron të marrë rreziqe, ai e di çfarë bën. Ai ka bërë punë shumë, shumë të mirë. Një punë të jashtëzakonshme”.

(Kosova Sot Online)