A është në rrugën e duhur Barcelona

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 21:56
A është në rrugën e duhur Barcelona

Ronaldinho ka lavdëruar Barcelonën pas fitores në finale të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, duke thënë se klubi është duke shkuar në rrugën e duhur

Legjenda e futbollit Ronaldinho ka uruar ish klubin e tij, Barcelonën për suksesin e tyre në Superkup, duke i uruar ata për fitoren 3-1 kundër rivalëve Real Madrid në El Clasico. Ai po ashtu ka theksuar që klubi është në rrugën e duhur gjatë kohës sa ishte në drejtimin e skuadrës do të jetë ish shoku i skuadrës, Xavi.

Ronaldinho i ka uruar Barcelonës këtë gjë përmes Twitter. “Urime Barcelonës për rezultatin e mahnitshëm!!! Urime tërë menaxhmentit dhe po ashtu shokut tim Xavi, ne jemi në udhën e duhur”.

Barcelona e fitoi trofeun e parë pas dy viteve këtë të diel, duke e deklasuar Real Madridin në finale të Superkupës. Po ashtu ky është trofeu i parë i Xavit në drejtim të skuadrës që ndoshta ka ndryshuar skuadrën me të rinj duke bërë një skuadër aventuroze të Barçës që shkeli Real Madridin.

(Kosova Sot Online)