Depay te Atletico Madrid

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 16:16
Depay te Atletico Madrid

Memphis Depay duket se është gjithnjë e më afër transferimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi holandez është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë janarit, teksa po e dëshiron kalimin te Atletico Madridi

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të martë se Depay ka arritur tashmë marrëveshje me klubin nga Madridi rreth kushteve personale.

Mediumi spanjoll bëri të ditur se bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

(Kosova Sot Online)