Depay transferohet në Atletico Madrid

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 20:20
Depay transferohet në Atletico Madrid

Memphis Depay do të vesh fanellën e Atletico Madridit deri më 2028

Barcelona ka arritur marrëveshje për ta shitur sulmuesin holandez në Atletico Madrid për 3-4 milionë euro, raporton gazetari i njohur i transfereve, Fabrizio Romano.

“Memphis Depay në Atletico Madrid, punë e kryer! Marrëveshja është arritur për rreth 3-4 milionë euro që do t’i paguhen Barcelonës. Depay do të udhëtojë në Madrid për t’i bërë testet mjekësore  #Atléti”, ka shkruar Romano.

(Kosova Sot Online)