Ja pse Chelsea dëshiron të rinovojë me Mount

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 19:33
Ja pse Chelsea dëshiron të rinovojë me Mount

Chelsea ka shtuar përpjekjet për ta mbajtur në klub Mason Mount, derisa Liverpool ka shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin gjatë verës

Mount ka 18 muaj në kontratën e tij të tanishme, derisa ai është njëri që fiton më së paku në klub, afër 75 mijë funte në javë. Bisedat për një kontratë të përmirësuar deri me tani nuk kanë pasur sukses, për të cilën gjë The Guardian ka shkruar se ka bërë që Liverpool ta merr në konsideratë transferimin e anglezit gjatë verës. Ky lajm ka ngritur alarmin në Stamford Bridge.

Kjo për shkak se Mount ka qenë njëri prej futbollistëve më konsistent te Chelsea prej vitit 2019, duke i mbijetuar të qenit titullar edhe pse janë ndërruar tre trajner. Megjithatë, 24 vjeçari besohet se dëshiron që këto paraqitje të shpërblehen me një pagë të majme. Po ashtu, ai dëshiron siguri, për shkak se ekipi është mbushur me talent në Londrën Perëndimore.

Në anën tjetër, Brighton ka refuzuar ofertën e Bluve prej 55 milionë eurove për Moises Caicedo të enjten. Ekuadoriani, bashkë me Mount dhe shokun e tij të Anglia Jude Bellingham, të gjithë janë në listën e ngushtë për t’u transferuar te Liverpool, pasi që Jurgen Klopp dëshiron të bëjë një ndryshim të tërësishëm të mesit të fushës në verë. Mësohet që Chelsea dëshiron t’i bëjë një ofertë të majme Mountit, duke larguar kështu joshjen nga Liverpool, ata dëshirojnë që ai të presë.

(Kosova Sot Online)