Bayern Munchen barazon me RB Leipzig

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 22:50
Bayern Munchen barazon me RB Leipzig

Bayern Munchen e ka nisur me barazim pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga, duke barazuar me RB Leipzig. Choupo-Moting (37’) shënoi për Bayern Munchen kurse Halstenberg (52’) për RB Leipzig

RB Leipzig dhe Bayern Munchen i kanë ndarë pikët me njëra-tjetrën në ndeshjen e parë për këtë vit, për pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga.

Bayern Munchen sulmoi që në minutën e tetë të ndeshjes me anë të Serge Gnabry që bëri një depërtim të mirë në zonë dhe goditi topin që përfundoi duke goditur shtyllën e djathtë të portës.

Në minutën e 20-të Bayerni shënoi një gol por ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern Munich) arriti që ta kap krosin perfekt të Serge Gnabry brenda në zonë dhe të shënoi që në prekjen e parë duke shënuar në mes të portës për rezultat 0-1 në minutën e 37-të.

Leipzig e nisi furishëm pjesën e dytë dhe shënoi gol që në minutën e 52-të. Halstenberg ishte golashënuesi i këtij goli.

Konrad Laimer ishte shumë afër që ta kalonte në epërsi Leipzig në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, por topi përfundoi shumë pak mbi shtyllën e lartë.

Rasti i fundit në këtë ndeshje ishte ai i Thomas Muller që bëri një goditje por që përfundoi jashtë në këndin e djathtë të portës.

Bayern Munchen vazhdon të jetë në vendin e parë me 35 pikë pas 16 xhirove, kurse RB Leipzig ka 29 pikë dhe është në vendin e tretë.

Ndeshja e radhës e RB Leipzig është si mysafirë i Schalkes kurse Bayern Munchen luan kundër FC Koln. 

(Kosova Sot Online)