Ja ndeshjet më interesante që luhen sot

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 09:26
Ja ndeshjet më interesante që luhen sot

E diela sportive do të jetë mjaft e mbushur për tifozët e futbollit.

Ligat më të forta në futboll vazhdojnë aksionin e tyre këtë të diel me duele interesante.

Në Premierligë, Manchester City do të përballet me Ëolves, në ndeshjen që nis nga ora 15:00, kurse dy orë e gjysmë më vonë luhet super derbi mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Në Gjermani, Dortmundi do të përballet me Augsburgun, që fillon nga ora 15:30.

Në Itali, Roma do të përballet me Spezian në udhëtim me ndeshjen që nis nga ora 18:00.

Kurse, Juventusi përballet me Atalantan në kryendeshjen e mbrëmjes në Serie A.

Në Spanjë, Barcelona luan me Getafen nga ora 18:30, kurse Real Madridi udhëton për t’u përballur me Athletic Bilbaon nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)