A do të largohet Conte nga Tottenhami?

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 13:13
A do të largohet Conte nga Tottenhami?

Eksperti italian i transferimeve Gianluca Di Marzio konfirmon se Antonio Conte do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.

Trajneri italian nënshkroi një marrëveshje 18-mujore në nëntor 2021 dhe tani pritet të largohet nga Londra Veriore kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka pohuar se ish -trajneri i Interit dhe Juventusit me siguri do të largohet nga Spurs gjatë verës.

Conte është lidhur me një lëvizje te Juventusi, por Zonja e Vjetër mund të mos luajë as në Evropë sezonin e ardhshëm pas një zbritjeje prej 15 pikësh në Serie A.

Sipas Gazzetta, edhe UEFA mund të marrë masa kundër Bianconerëve duke i ndaluar ata nga garat evropiane për një ose më shumë sezone.

Conte ka drejtuar Zonjën e Vjetër dhe Interin, duke fituar katër tituj të Serie A si trajner.

(Kosova Sot Online)