Haaland prin bindshëm në garë

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 15:50
Haaland prin bindshëm në garë

Erling Haaland po rrugëton me hapa të sigurt drejt trofeut të “Këpucës së Artë”.

Sulmuesi norvegjez, me tregolëshin e realizuar ndaj Wolverhamptonit, arriti në kuotën e 25 golave në 19 ndeshje këtë edicion në Premierligë.

Kështu, ai i ka siguruar deri tash 50 pikë pasi në ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e ka lënë prapa një lojtar aspak të njohur, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për Amahl Pellegrinon, i cili është golashënuesi më i mirë në Eliteserien me 25 gola, që përkthehen me 37.5 pikë pasi në Norvegji një gol llogaritet 1.5 pikë.

Për të ky është rezultat definitiv pasi liga norvegjeze ka përfunduar në nëntor.

Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e golashënuesve më të mirë deri tash në ligat evropiane. 

Top 10

1. Erling Haaland (Manchester City) 50 pikë

2. Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 37.5

3. Harry Kane (Tottenham) 30

4. Robert Lewandowski (Barcelona) 26

4. Bobur Abdikholikov (Energetik-BGU Minsk) 26

4. Victor Osimhen (Napoli) 26

4. Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 26

4. Ivan Toney (Brentford) 26

9. Kyogo Furuhashi (Celtic) 25.5

10. Raimonds Krollis (Valmiera) 24

10. Jairo (Pafos FC) 24

10. Christopher Nkunku (Leipzig) 24

10. Lawrence Shankland (Hearts) 24

10. Terem Moffi (Lorient) 24

10. Jonathan David (Lille) 24

10. Hugo Vetlesen (Bodo/Glimt) 24

(Kosova Sot Online)