Koeman është trajneri i ri i Holandës

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 18:31
Koeman është trajneri i ri i Holandës

Ronald Koeman kthehet në krye të pankinës së kombëtares së Holandës. Të hënën ish-trajneri i Barcelonës ka firmosur kontratën me federatën holandeze dhe është prezantuar para mediave.

Koeman ka drejtuar edhe më parë “tulipanët” në vitet 2018-2020, para se të vendoste të merrte drejtimin e klubit “Blaugrana”.

Rikthimi i tij në pankinën e Holandës ishte njoftuar që në prill të vitit 2022, kur u bë e ditur që Louis Van Gaal do të largohej nga detyra pas përfundimit të Botërorit të Katarit

(Kosova Sot Online)