A do të nënshkruajë kontratë Messi?

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 15:14
A do të nënshkruajë kontratë Messi?

Lionel Messi mund ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain. Ylli argjentinas është në negociata me drejtuesit e klubit francez dhe mund ta nënshkruajë kontratën e re deri më 2025. Kontrata aktuale e 35 vjeçarit është e vlefshme deri në verën që po vjen

Lionel Messi me gjasë do ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas po e kalon vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez.

Por, mediumi francez “L’Equipe” raporton se palët janë duke negociuar për vazhdimin e bashkëpunimit

Nëse finalizohen edhe detajet e fundit, kampioni i freskët i botës mund të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare.

Kjo nënkupton se 35 vjeçari do të qëndronte në “Parkun e Princave” deri në verën e vitit 2025.

Gjithashtu, përmendet opsioni për vazhdimin e saj për një vit pasues.

Messi ishte transferuar në Paris nga Barcelona parvjet dhe kishte nënshkruar për dy vjet.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është i lumtur në Paris dhe nuk e ka ndërmend të largohet prej aty, përkundër ofertave të shumta. 

(Kosova Sot Online)