Mbappe ia kërkon një përforcim PSG-së

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 16:17
Mbappe ia kërkon një përforcim PSG-së

Bernardo Silva dhe Kylian Mbappe përsëri së bashku?

Mediumi britanik “The Sun” raporton se ylli i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt

Përfaqësuesi portugez është pjesë e rëndësishme e “Citizens”, por një ofertë e majme nga Franca do t’i bindte kampionët e Anglisë që ta shesin atë.

Mbappe kishte luajtur së bashku me Silvan në Monaco në periudhën 2015-2017 dhe nënkampioni i botës e vlerëson lartë përfaqësuesin portugez, të cilin gjatë verës së kaluar e donte Barcelona.

Mbetet të shihet nëse Silva do të përfundojë apo jo në “Parkun e Princave” gjatë verës që vjen.

Në vitet e fundit ai ishte njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)