Pique nuk ka paqe, Shakira është gati ta lansojë një këngë të re kundër tij

  • S.A /
  • 26 January 2023 - 09:17
Pique nuk ka paqe, Shakira është gati ta lansojë një këngë të re kundër tij

Vazhdon hakmarrja e Shakirës ndaj Gerard Pique. Pas “Music Session #53”, e cila u bë virale brenda pak orësh, këngëtarja kolumbiane është gati të lançojë një këngë të re kundër ish-futbollistit të Barcelonës.

Mediat ndërkombëtare bënë të ditur, mesa duket kënga e re do të publikohet më 2 shkurt, ditë në të cilën Shakira dhe Pique festojnë ditëlindjen.

“Ajo do të këndojë së bashku me Karol G, videoklipi tashmë është incizuar dhe ai do të kthehet për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e re Clara Chia Marti’, tha një burim.

Vitin e fundit Shakira ka folur në dy pjesë të tjera për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Pique. /abcnews.al

(Kosova Sot Online )