Leon Dajaku edhe zyrtarisht tek skuadra zviceriane St Galen

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 11:31
Leon Dajaku  edhe zyrtarisht  tek skuadra  zviceriane St Galen

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku do të vijojë karrierën te skuadra e St Galen në Zvicër. 21-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Bajern Mynih, teksa prej verës së vitit të kaluar është në pronësi të Sandërlend, përcjell "Kosova Sot Online ".

Dajaku është huazuar te St Galen, ekip që renditet në vendin e katërt në Superligën e Zvicrës dhe synon të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

“Leoni mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulmin tonë, gjë që na jep mundësi të reja. Ai ka shumë potencial, jemi të lumtur që është pjesë e ekipit tonë deri në verë”, ka thënë drejtori sportive i klubit zviceran, Suter.

Vlen të theksohet se Dajaku më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bajernit dhe ekipit të parë të Shtutgartit dhe Union Berlinit.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe 1 ndeshje për kombëtaren U20 të Gjermanisë. Me Sandërlendin, sulmuesi me origjinë shqiptare ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

(Kosova Sot Online )