Juventusi pëson humbje nga Monza

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 17:21
Juventusi pëson humbje nga Monza

Juventusi ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A.

“Zonja e Vjetër” pësoi humbje sot në ndeshjen ndaj Monzas, e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin italian.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0:2.

Patrick Ciurria (18’) dhe Dany Mota (39’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Monza pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.

Juventusi tani ndodhet në pozitën e 13-të me 23 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)