A do të rikthehet Ronaldo në Evropë?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 13:40
A do të rikthehet Ronaldo në Evropë?

Sipas trajnerit Rudi Garcia, Cristiano Ronaldo do ta përfundojë karrierën në Evropë.

Para se të kalonte te Al-Nassr në Arabinë Saudite, portugezi kishte kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në Evropë.

Ronaldo e nisi karrierën te Sportingu, për të kaluar pastaj te Manchester Unitedi, Real Madridi, Juventusi, teksa te “Djajtë e Kuq” u rikthye sërish në vitin 2021.

37-vjeçari u largua drejt Arabisë Saudite në fund të muajit kaluar, teksa aventurën e nisi me dy gola kundër Paris Saint-Germainit në një ndeshje miqësore.

Megjithatë, Ronaldo po e ka një fillim të vështirë në Arabinë Saudite pas debutimit të tij zyrtar. Ai nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e tij të para.

Pavarësisht vështirësive të tij të hershme, trajneri i ri i Ronaldos, Rudi Garcia, beson se sulmuesi portugez është larg përfundimit të karrierës dhe ai mendon se një rikthim në Evropë mund të ndodhë, sipas “Sport”.

“Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al-Nassr, ai do të kthehet në Evropë”, tha trajneri spanjoll. 


(Kosova Sot Online)