Eriksen konfirmon mungesën për tre muaj

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 14:01
Eriksen konfirmon  mungesën për tre muaj

Mesfushori danez Christian Eriksenin, i cili u lëndua në nyjën e këmbës gjatë ndeshjes së fituar të shtunën ndaj Readingut në FA Cup pas një dueli me Andy Carroll, dhe i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, do tëmungoj në fushë për tre muajt në vijim, shkruan “Kosova Sot Online".

Klubi anglez njofton se, pas ekzaminimeve të detajuara, ish-futbollisti i Tottenhamit e Interit duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

Kështu, për futbollistin që shpëtoi mrekullisht në Euro 2020 pas një sulmi kardiak, ky sezon thuajse ka mbaruar pasi atij i nevojitet kohë për ta rikthyer formën optimale edhe pas rikthimit në fushën e blertë.

(Kosova Sot Online )