PSG kërkon Asension

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 14:36
PSG kërkon Asension

Real Madridi ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Marco Asensios tek PSG-ja.

Kampionët në fuqi të Francës, janë në mesin e disa skuadrave të mëdha evropiane  që janë në garë për spanjollin.

Asensio në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me ‘Los Blancos’, por sipas medieve spanjolle, skuadra ‘merenguese’ duan të vazhdojnë kontratën me Asension.

Reprezentuesi spanjoll është duke bërë një sezon mjaft të mirë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Kampionët në fuqi të La Liga-s synojnë të zgjasin kontratën me sulmuesin dhe të shmangin interesimin nga klubet tjera evropiane.

(Kosova Sot Online)