Messi: Kam fituar gjithçka në karrierë

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 15:33
Messi: Kam fituar gjithçka në karrierë

Lionel Messi e kompletoi karrierën e tij në fund të vitit që shkoi duke e fituar Kupën e Botës, që ishte trofeu i vetëm që mungonte në vitrinat e tij.

Ylli argjentinas i udhëhoqi “Albiceleste” drejt triumfit në “Katar 2022”, duke ua mbyllur kështu gojën kritikëve

E pasi e kompletoi kabinetin e tij me kupa, me 7 Topa të Artë, 4 Liga të Kampionëve, 1 Copa America dhe 1 Kupë të Botës, Messit nuk i mbetet më asnjë merak.

“Kam fituar gjithçka në karrierën time, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor. Do ta mbylli karrierën në mënyrë unike. Nuk e kam imagjinuar kurrë që kjo do të më ndodhte mua kur e pata filluar karrierën. Dhe, ta arrija një gjë të tillë në këtë moment të karrierës ishte gjëja më e mirë. Nuk kam asnjë merak, nuk mund të kërkoj më shumë. Ne e fituam Copa American në vitin 2021 dhe më pas Botërorin, s’ka mbetur asgjë pa u fituar”, deklaroi Messi.

Ish-futbollisti i Barcelonës është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin në karrierë.

35 vjeçari konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

(Kosova Sot Online)