
Mbappe do t’i mungojë PSG-së

Kylian Mbappe pësoi mbrëmë një lëndim, duke u detyruar të largohej nga ndeshja 21 minuta pas fillimit.
Tani, klubi parisien, Paris Saint-Germain ka konfirmuar se francezi do të mungojë rreth tre javë
Kjo nënkupton se Mbappe do t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich në 1/8 e Ligës së Kampionëve më 14 shkurt.
Mbappe pritet të mungojë në përafërsisht pesë ndeshje të kampionit të Francës.
(Kosova Sot Online)