Chelsea do të jetë nikoqire e Fulhamit

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 20:19
Chelsea do të jetë nikoqire e Fulhamit

Chelsea do të jetë nikoqire e Fulhamit sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premierligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Stamford Bridge”.

“Blutë”, që u përforcuan shumë në afatin e janarit, synojnë që sonte t’i kthehen edhe fitores në kampionat, pas barazimit me Liverpoolin javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter renditet e dhjeta në tabelë me 29 pikë.

Te fitorja synon të rikthehet edhe Fulhami, që ka regjistruar dy humbje radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Marco Silva deri më tani ka grumbulluar 31 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

(Kosova Sot Online)