Sergio Ramos: Messi është më i miri në histori

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 12:26
Sergio Ramos: Messi  është më i miri në histori

Sergio Ramos ka bërë një deklaratë befasuese. Ai ka thënë se Lionel Messi është më i miri në histori. Dyshja në fjalë për shumë vite ishin rivalë të mëdhenj, pasi njëri luante te Real Madridi, e tjetri te Barcelona, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, në vitin 2021, Ramos dhe Messi nënshkruan me Paris Saint-Germainin dhe raportet e tyre u përmirësuan dukshëm.

36-vjeçari së fundmi tha se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është më i miri në histori.

“Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë. Leo është futbollisti më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, u shpreh spanjolli për “PSG TV”.

Ramos dhe Messi, në sezonin e tyre të dytë te parisienët, synojnë që të korrin sukses në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )