Thyhet dhe plaçkitet për herë të tretë stadiumi “Riza Lushta”, vidhen gjera të vlefshme të klubit Trepça ‘89

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 11:14
Thyhet dhe plaçkitet për herë të tretë stadiumi “Riza Lushta”,  vidhen gjera të vlefshme të klubit Trepça ‘89

KF Trepça ’89 ka njoftuar se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer stadiumin “Riza Lushta” për herë të tretë brenda katër ditëve. Sipas klubit mitrovicas, ata kanë vjedhur gjësende të vlefshme si: pajisje elektronike, makineri dhe të tjera, shkruan "Kosova Sot Online ".

Trepça ’89 i ka cilësuar këto raste si të turpshme dhe të paarsyeshme, teksa theksoi se këto raste po ndodhin si shkak i kushteve shumë të dobëta të stadiumit. “Xehetarët” i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të merret sa më seriozisht dhe t’i ndalojë këto raste.

Reagimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që  persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..)

E TURPSHME

Këto raste janë të paarsyshme dhe sidomos në një Klub sportiv.

Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta. I bëjmë thirrje Policis së Kosovës që të mirren sa më seriozishtë dhe ti ndalojnë këto raste. TURP”. 

(Kosova Sot Online )