Shteti në zi kombëtare, pas tërmetit të tmerrshëm Turqia i pezullon të gjitha aktivitetet sportive

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 14:31
Shteti në zi kombëtare, pas tërmetit të tmerrshëm Turqia i pezullon të gjitha  aktivitetet sportive

Turqia u godit sot nga një tërmet i frikshëm, i cili i goditi provincat turke Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, përcjell "Kosova Sot Online ".

Qindra njerëz vdiqën dhe mijëra objekte u shkatërruan nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi këtë vend.

E kjo bëri që për një kohë, të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Turqi. Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehmet Kasapoglu. Turqia nuk është ende e qetë pasi kohë pas kohe po shfaqen tërmete të reja dhe për momentin sporti, por edhe të gjitha aktivitetet e sferave të tjera kanë mbetur në plan të dytë.

(Kosova Sot Online )