Ky është lojtari që u hodh nga kati i dytë për ta shpëtuar veten, dy shokët e ekipit vdiqën nën rrënoja

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 09:00
Ky është lojtari që u hodh nga kati i dytë për ta shpëtuar veten, dy shokët e ekipit vdiqën nën rrënoja

Nga raportimet që po vijnë nga Turqia për atë që ndodhi gjatë tërmetit vdekjeprurës janë vërtet  lajme tronditëse. E njëjta gjë për futbollistin e njohur Baris Basdas, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas mediave turke, futbollisti i Malatyaspor është hedhur nga kati i dytë gjatë tërmetit të parë të madh në Turqi.

Në mënyrë të veçantë, qendërmbrojtësi 33-vjeçar u hodh nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe u plagos shumë rëndë, pasi ka fraktura në të dyja këmbët, por të paktën është gjallë.

Po shokët e ekipit u gjetën të vdekur nën rrënoja, portieri i Malatyaspor dhe Eyup Turkaslan. 

(Kosova Sot Online  )