Tërmeti në Turqi, shpëtojnë dy lojtarë dhe përkthyesi i Hataysporit

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 14:44
Tërmeti në Turqi, shpëtojnë dy lojtarë dhe përkthyesi i Hataysporit

Edhe në këto momente të vështira, po arrijnë të paktën nga një apo dy-tre  lajme të mira nga Turqia, vend ky i cili po përballet me pasojat që ia la në dorë tërmeti i frikshëm që e goditi dje këtë vend, shkruan "Kosova Sot Online".

Pas Christian Atsu, klubi Hatyaspor e mori një tjetër lajm të gëzueshëm.Sipas mediumit turk “Fanatik”, tërmetit të tmerrshëm i kanë shpëtuar edhe dy futbollistë të këtij klubi, Bertug Yildirim dhe Onur Ergun (ky i fundit nuk është nxjerrë ende, por është në gjendje të mirë), si dhe përkthyeri i klubit, Emre Aslan.

Ky klub është në pritje të marrë vesh edhe për gjendjen e futbollistëve të tjerë. Mijëra njerëz vdiqën në Turqi dhe në Siri nga tërmeti që i goditi këto dy vende në mëngjesin e djeshëm.

(Kosova Sot Online )