Zanetti: Ja pse kam biseduar me Messin

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:01
Zanetti: Ja pse kam biseduar me Messin

Lionel Messi ka qenë objektiv i Interit që në fëmijërinë e tij, më saktësisht në epokën e Massimo Morattit.

Megjithatë, ylli argjentinas i kishte qëndruar besnik Barcelonës deri në vitin 2021, kur vendosi të largohej përfundimisht si lojtar i lirë.

E Javier Zanetti, zëvendës-president i “Nerazzurri”, e kujton atë kohë kur ishte munduar ta sillte shtatë herë fituesin e Topit të Artë në Itali

“Kur u largua nga Barcelona ishte mundësia dhe bisedova me Messin, kam mbetur i befasuar me largimin e tij. Por, të bëhemi realë, Interi nuk mund të garojë me një realitet si ai i PSG-së apo i klubeve të Premierligës. Ekonomikisht nuk jemi në gjendje”, deklaroi legjenda argjentinase, i cili u mundua ta bënte realitet ëndrrën për ta sjellë kampionin e freskët botëror në “Giuseppe Meazza”.

(Kosova Sot Online)